Personi që sulmoi dje fizikisht dhe më pas shkrepi edhe armën ndaj një punëtori të një picerie në rrugën “Gazmend Zajmi” në Aktash të Prishtinës, ndodhet në arrati, shkruan Telegram News.
Gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë (telegramnews.com)
Kështu ka njoftuar policia përmes raportit.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari kosovar për motive të panjohura e ka sulmuar dhe i njëjti kishte përdorur edhe armën. Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari ndodhet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.