Të shtëna me armë janë dëgjuar pasditen e së martës në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen Aktash në Prishtinë, raporton Telegram News.
Rastin për TelegramNews e ka konfirmuar zëdhënësja Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:20, kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nuk ka persona të lënduar”, tha Ahmeti./TelegramNews./