Mario Mitaj edhe zyrtarisht është larguar nga Lokomotiva e Moskës.
Mbrojtësi shqiptar karrierën do ta vazhdojë te Al-Ittihad.
Lajmi është zyrtarizuar nga vet klubi arab, përmes një komunikate të lëshuar në rrjetet sociale.
“Nga Moska në Jeddah. Mario Mitaj është me Al-Ittihad”, thuhet shkurtimisht në postimin e tyre.
Mitaj do të jetë transferimi i tretë i skuadrës arabe, pas Danilo Pereiras nga Paris Saint-Germain dhe Steevn Bergëijn nga Ajax.
21 vjeçari është transferuar në formë huazimi te skuadra arabe për 1.2 milionë euro, me të drejtë blerje në fund të sezonit për 5 milionë euro.
Paga e tij do të sillet diku rreth 3 milionë euro në sezon.