Ambasadori Aivo Orav, diplomat estonez në nivel kombëtar dhe në atë të BE-së, e mori sot detyrën si Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian në Kosovë.
Orav në platformën “X”, tha se mezi pret të punojë ngushtë me partnerët ndërkombëtar dhe vendas.
Derisa tregoi edhe disa prej synimeve të tij.
“Dita e parë në zyrën time të re si Ambasadore e BE-së në Kosovë. Mezi pres të punoj ngushtë me partnerët tanë vendas dhe ndërkombëtarë për: Avancimin e marrëdhënieve tona politike dhe ekonomik, mbështetjen e reformave, Kosovën më afër BE-së dhe ta njoh Kosovën dhe popullin e saj”, thuhet në postimin e Orav.
Ambasadori Orav, vjen pas diplomatit çek, ambasadorit Tomáš Szunyog.
1st day at my new office as EU Ambassador in #Kosovo!
I look forward to working closely with our local & international partners to:
➡️Advance our political &economic relations
➡️Support reforms
➡️Bring Kosovo closer to the EU
➡️Get to know 🇽🇰& its people
Here’s to new beginnings! pic.twitter.com/j8OCeOJQ8N— Aivo Orav (@AivoOrav) September 2, 2024