Basketbollisti i Trepçës dhe i Kombëtares së Kosovës, Drilon Hajrizi i është nënshtruar një operacioni të cilin edhe e ka përfunduar me sukses. KosovaPress mëson Hajrizi operimin e ka kryer në Kosovës dhe pritet që sot të lirohet nga spitali.
Atij do t’i nevojitet një periudhë më e gjatë kohore për t’iu kthyer stërvitjeve me klubin, por gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë.
Driloni ka luajtur rregullisht për Kosovën, që nga pranimi në FIBA deri në ndeshjet e fundit. Basketbollisti mitrovicas ka 29 ndeshje me Dardanët, duke luftuar gjithmonë për çdo top dhe duke qenë ndër më të dalluarit.
Ai u shpall basketbollisti më i mirë për vitin 2023 nga Federata e Basketbollit e Kosovës, ndërsa në karrierën e tij ka fituar shumë çmime individuale dhe ekipore.