Haradinaj kritikon Qeverinë për gjendjen në arsim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka thënë se Kosova renditet e fundit në liste për sa i përket cilësisë në arsim.

Ai ka thënë se ky shtator i gjen nxënësit me probleme për tekste shkollore dhe kushte të rënduara të mësimit, mësuesit me paga nën dinjitetin e tyre e prindërit me dilema për sistemin arsimor.

I pari i AAK-së tha se në vend që Qeveria të bëhej aleat i mijëra mësuesve dhe arsimtarëve, ajo gjatë gjithë mandatit të saj ka vazhduar t`i godasë ata në xhep e në dinjitet.

“Çdo fillim shtatori, ka qenë festë për mijëra nxënës, mësues dhe prindër, e sot nuk është gjë tjetër përpos një ditë e zakonshme që shënon veç fillimin e një viti të mundimshëm shkollor. Nxënësit, probleme me tekstet shkollore e me kushtet e rënduara të mësimit, mësuesit me paga nën dinjitetin e tyre e prindërit me dilemën e madhe se çka përfitojnë fëmijët e tyre nga ky sistem arsimor. Institucionet prestigjioze ndërkombëtare, e rendisin Kosovën në fundin e tabelës për sa i përket cilësisë në arsim, ndërsa statistikat flasin për mijëra nxënës e studentë, që brenda 2-3 viteve të fundit e kanë braktisur shkollën e Kosovën”, ka thënë Haradinaj.

Derisa sipas Haradinajt, ofendimi më i rëndë për punëtorin e Kosovës, posaçërisht për stafin mësimor është rritja e pagave për 6.80 euro./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews