Egzon Sinanin edhe zyrtarisht i është bashkuar Dukagjinit të Ismet Munishit.
Lajmi është bërë i ditur nga vet klubi përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
“KF Dukagjini me kënaqësi njofton për marrëveshjen e arritur me qendërmbrojtësin e mirënjohur, Egzon Sinani”, shkruhet në njoftimin e tyre.
Sinani së fundmi ishte pjesë e Ballkanit, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe për Prishtinën, Gjilanin dhe Llapin.
Njëherit, ky do të jetë edhe transferimi i fundit i skuadrës nga Klina për këtë afat kalimtar.