Lajçak paralajmëron vizitë në Kosovë për dialogun Kosovë – Serbi

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak ka paralajmëruar vizitën e tij në Prishtinë.

 Kështu njoftoi Lajçak përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjera tha se vizita e tij në Prishtinë do të bëhet për ta përgatitur takimin e radhës të kryenegociatorëve.

“Pas një ndalese të shkurtër në Bruksel, do të nisem drejt Bledit për Forumin Strategjik të Bledit të këtij viti dhe drejt Prishtinës për të përgatitur takimin e radhës të kryenegociatorëve në Bruksel”, ka shkruar Lajçak.

Më tej përfqësuesi i BE-së,shkroi edhe për ditët e ngarkuara në Forumin Evropian të Alpbachut dhe në Forumin GLOBSEC në Pragë.

Ai theksoi se një prej momenteve të rëndësishme ka qenë takimi me zëvendësndihmësekretarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanov në margjinat e GLOBOSEC.

Derisa ka edhe veçuar takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për hapat e radhës në dialog.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews