Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e dy personave, që dyshohen për ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’.
Në njoftimin e Policisë thuhet se personat e dyshuar Brikend Zogaj dhe Blenard Zogaj kanë kryer veprën më 26 gusht në fshatin Greme të Ferizajt, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një person.
“Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtyre dy personave për vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë stacionin më të afërt të, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406
Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /TelegramNews/