Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën Prishtine-Pejë ku një veturë në të cilin gjendshin 5 persona kishte humbur drejtimin dhe ishte rrotulluar dhe është shkaktuar një vetaksident.
Kështu ka bërë të ditur për Telegram News Daut Hoxha zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës, ku thekson se autoritetet momentalisht ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetimet.
“Me datën 29.08.2024, rreth orës 18:56 Policia ka pranuar informatën se afër fshatit Sllatinë, drejtimi Prishtine-Pejë një veture ne te cilin gjendshin 5 persona kishte humbur drejtimin dhe ishte rrotulluar dhe është shkaktuar një vetaksident.
Menjëherë policia ka reaguar ne lokacion dhe janë njoftuar ekipet tjera emergjente dhe zjarrfikësit. Sipas informatave fillestare dyshohet se përveç lëndimeve te renda trupore raportohet është për pasoja fatale ne ketë rast. Autoritetet ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime, përderisa për detaje do te njoftoheni pas raportimeve shtese nga zyrtaret nga vendi i ngjarje”, tha Hoxha.