Vazhdojnë protestat para Bashkisë së Tiranës

Në Shqipëri vazhdojnë protestat për të “denoncuar rastet e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës” dhe me kërkesën për dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Protesta e 23-të është organizuar nga partitë opozitare, Partia Demokratike e Shqipërisë (PD) dhe Partia e Lirisë (PL), si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Koordinatori rajonal i PD-së për Tiranën dhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, u shpreh gjatë fjalës në protestë se një drejtësi duhet të funksionojë me integritet. Ai theksoi se nuk luftohet korrupsioni me korrupsion.

“Ky vend nuk ka më asnjë rrugë tjetër përveç ndryshimit. Sot Shqipëria ka vetëm një rrugë, sot Tirana ka vetëm një rrugë dhe ajo rrugë është ndryshimi. Ndryshimi vjen nëpërmjet revoltës dhe protestës”, tha Balliu.

Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës dhe ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, paralajmëroi vijimin e protestave.

“Kjo protestë e cila është rekord deri tani do të vijojë sërish. Të enjten tjetër do të jemi sërish këtu. Ne do të vijojmë betejën tonë. Kjo betejë nuk bëhet për PD-në, bëhet për qytetin e Tiranës, për qytetarët shqiptarë”, tha Këlliçi.

Për mbarëvajtjen e protestës u angazhuan dhjetëra forca policore, ndërkohë nuk u shënuan përplasje.

Në Shqipëri në muajit e fundit janë organizuar protesta për të “denoncuar rastet e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës”, ndërkohë disa janë shoqëruar edhe me tensione dhe përplasje me forcat e policisë.

Protestat organizohen pas arrestimit në fund të muajit mars të këtij viti të disa ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, të akuzuar për veprat penale “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”./AA

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews