Macron për vizitën në Serbi: Personalisht do të angazhohem për Asociacionin dhe Marrëveshjen e Ohrit

Presidenti francez Emmanuel Macron udhëton sot në Serbi për një vizitë dyditore. Para nisjes për në Serbi, Macron ka dërguar një tekst autorial në adresë të mediave serbe. Në këtë tekst, Macroni ka përmendur edhe Kosovën. Ai ka përmendur Marrëveshjen e Ohrit edhe formimin e Asociacionit.

Presidenti Macron do takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në ora 18:00, ku përveç temave për ekonomi e siguri, një nga temat që Macron pritet të bisedojë me Vuçiqin do të jetë edhe Kosova.

Ai në tekstin autorial ka përmendur rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se rruga që kanë propozuar e ruan thelbin “mundësinë që serbët të jetojnë në Kosovë duke e respektuar ligjin, por pa hequr dorë nga identiteti i tyre ose nga lidhjet e tyre të natyrshme me Serbinë”

“Rruga drejt normalizimit ruan thelbin, mundësinë që serbët të jetojnë në Kosovë duke respektuar ligjin, por duke mos hequr dorë nga identiteti i tyre. Më 2019, kur unë fola për çështjen e Kosovës, fola për guximin e nevojshëm për të arritur një kompromis. I bindur që ky guxim ekziston në Serbi, ne, së bashku me Gjermaninë dhe me partnerët tanë evropianë, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deshëm që ta ndihmonim rajonin për t’i shmangur lëvizjet e njëanshme, deklaratat e pamatura, ngritjen e tensioneve, viktima kryesore të të cilave janë njerëzit që jetojnë në terren, sidomos pakica serbe në Kosovë.”

“Rruga që ne e propozuam drejt normalizimit të nevojshëm e ruan thelbin: mundësinë që serbët të jetojnë në Kosovë duke e respektuar ligjin, por pa hequr dorë nga identiteti i tyre ose nga lidhjet e tyre të natyrshme me Serbinë; por gjithashtu ekzistencën e garancive në lidhje me ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe. Kjo rrugë është e shtruar: çfarëdo që e ngadalëson përparimin në këtë rrugë është në kurriz të njerëzve që jetojnë atje.” – ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se ky është një kompromis që është në interes të Serbisë, teksa ka bërë thirrje për rinjtë serbë, që të zgjedhin paqen dhe të ardhmën.

Ai gjithashtu ka thënë se do të angazhohet për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe formimn e Asociacionit.

“Unë jam i bindur që ky kompromis është në përputhje me interesat e Serbisë dhe, me tërë konsideratën për ndjenjat e forta të serbëve për këtë çështje, duke i respektuar ato, unë e ftoj Serbinë dhe i ftoj të rinjtë në Serbi që t’i zgjedhin paqen dhe të ardhmen. Personalisht, unë do të mbetem i angazhuar, siç jam i sigurt se BE-ja si tërësi do të mbetet e angazhuar, në zbatimin e Marrëveshjeve të Ohrit dhe, para së gjithash, në themelimin e një komuniteti të komunave me shumicë serbe.” – ka thënë ai.

Macron në këtë shkrim ka treguar mesazhin e tij pse po shkon në Serbi.

“Sot, unë po vij sërish në Serbi me një mesazh të thjeshtë: Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare të tij duhet të kenë një Serbi të fortë dhe demokratike nën krahun e tyre, dhe Serbisë i duhet një Bashkimi Evropian i fortë dhe sovran për të mbrojtur dhe promovuar interesat e saj, duke respektuar identitetin e saj.” – ka thënë Macron në këtë shkrim.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews