Më shumë se 100 ushtarë amerikanë të batalionit të parë të helikopterëve sulmues të Gardës Kombëtare të shtetit Idaho, do të vendosen në Kosovë.
Në ueb-faqen e Ushtrisë amerikane thuhet se disa helikopterë UH-60M Black Hawk dhe më shumë se 100 ushtarë u vendosën në Teksas për afërsisht 30 ditë trajnim shtesë përpara se të nisen për në Kosovë për një rotacion 11-mujor në mbështetje të misionit paqeruajtës të NATO-s.
Para ardhjes në Kosovë, ata kishin trajnim shtesë përreth 30 ditë në Teksas.