Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e librave falas për 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe të mesëm.
Rama në Facebook, tha se kjo ndihmë shkon drejtpërdrejtë si mbështetje për familjet në prag të vitit të ri shkollor.
“Mirëmëngjesi dhe me fillimin e shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm, një mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.