Ambasadori i ShBA-së në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka bërë të ditur se Kosovën e ka vizituar sot për herë të parë ambasadorja e ShBA-së në Kroaci, Nathalie Rayes.
Në një postim në platformën “X”, Hovenier është shprehur i kënaqur për të mirëpritur Rayes.
“Mezi pres ta prezantojmë atë në këtë shtet energjik, ku përkushtimi i ShBA-së ndaj njerëzve të Kosovës është po aq i fortë sa kurrë më parë”, ka thënë Hovenier.
Pleased to welcome @USAmbCroatia Nathalie Rayes on her first visit to Kosovo. Looking forward to introducing her to this vibrant country, where the commitment of the to the people of is as strong as ever. pic.twitter.com/gyTGXLMdmI
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 26, 2024