Vëmendja është përqendruar sot në shkëmbimin e rëndë të zjarrit midis Izraelit dhe Hezbollahut, i cili ka nxitur frikën e një lufte rajonale në shkallë të gjerë.
Por gjithashtu duket se nuk ka fund për luftën 10-mujore në Gaza, pasi bisedimet e nivelit të lartë për armëpushimin në Egjipt duket se kanë ngecur.
Zyrtari i Hamasit, Osama Hamdan, ka thënë këtë mbrëmje se grupi militant po refuzon kushtet e reja izraelite për një armëpushim, dhe po i qëndron propozimit të 2 korrikut për të cilin ka rënë dakord më parë.
Izraeli dhe Hamasi u janë përmbajtur me vendosmëri kërkesave të tyre për muaj të tërë, ndërsa SHBA, Katari dhe Egjipti janë përpjekur të ndërmjetësojnë një marrëveshje.
Ndryshe një marrëveshje e arritur muaj më parë, kishte çuar në lirimin e dhjetëra pengjeve që po mbaheshin nga Hamasi që nga sulmi i 7 tetorit.