Real Madrid ka marrë fitoren e parë këtë edicion në LaLiga.
Madrilenët kanë mposhtur Real Valladolid me rezultat 3-0.
Pavarësisht dominimit dhe rasteve të krijuara nga vendasit në pjesën e parë, gola nuk pati,
E 45 minutëshi i dytë solli më shumë nga kjo ndeshje.
Real Madrid ishte shumë më kërkues, ku edhe gjeti golin në minutën e 50-të.
Fede Valverde realizoi për shifrat 1-0 pas një goli të bukur.
Deri në fund, përkundër rasteve të shumta të krijuara, u shënua edhe një gol tjetër.
Brahim Diaz shënoi një gol tejet të bukur, pasi pranoi një diagonale nga mbrojtja për rezultatin përfundimtar 2-0.
Krejt në fund të ndeshjes, transferimi më i ri, Endrick gjeti golin e debutimit dhe të tretin në ndeshje.
Deri në fund gola më nuk pati dhe Real Madrid arkëtoi tri pikët e para për këtë edicion në LaLiga.