Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, vizitoi shkollën “Qamil Batalli”, një nga pesë shkollat që do të ofrojnë mësim gjithëditor.
Ai theksoi se shkolla është e përgatitur me ambiente moderne dhe teknologji të avancuar për të siguruar një përvojë të mirë mësimore për nxënësit.
“Shkolla ofron ambiente të përshtatshme për mësim, të pajisura me teknologji moderne, që do të mundësojnë një përvojë mësimore më të mirë për nxënësit tanë. Me klasat e rinovuara dhe pajisjet e reja, jemi të përkushtuar të krijojmë një mjedis që inkurajon suksesin dhe përparimin e nxënësve”, ka shkruar Rama në Facebook.