Një person ka mbetur i vdekur dhe tret ë tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Komran).
Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi tha për TelegramNews se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Rreth orës 00:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Komran). Në aksident janë përfshirë dy automjete (një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Njësitet relevante policore janë marrë me aksidentin”, tha Krasniqi./TelegramNews./