Një person i cili ishte i përfshirë në një aksident trafiku mes një autobusi dhe dy veturave gjatë muajit të kaluar në Komoran, ka vdekur në QKUK.
Përmes raportit 24 orësh Policia ka njoftuar se trupi është dërguar në IML për obduksion.
“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes një autobusi dhe dy veturave, ku si pasojë një person mashkull kosovar kishte pësuar lëndime të rënda dhe ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa më 05.08.2024 viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.