Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar Kursin Bazik të Oficerëve të Këmbësorisë në Shkollën e Oficerëve të Akademisë së Mbrojtjes.
Ky kurs synon të zhvillojë oficerë të këmbësorisë për t’u përgatitur psiqikisht, fizikisht dhe moralisht për të udhëhequr njësi të këmbësorisë.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoi se kursi do të përmirësojë kapacitetet profesionale dhe taktike të FSK-së, duke përfshirë manovrimin taktik, përgatitjen fizike dhe përdorimin e armëve të këmbësorisë.
Kursi bazohet në doktrinën e SHBA-së dhe është sinkronizuar me standardet e FSK-së.