Kryeministri Albin Kurti, përmes një video në Facebook ka folur për regjistrimin e popullsisë, që është rreth përfundimit, që sipas tij, ka rezultuar të jetë i suksesshëm.
Ai ka thënë se për 50 ditë, afër 2600 regjistrues në 38 komuna, kanë mbledhur të dhëna esenciale për politikat, strategjitë, projektet e vendimet e shtetit për 10 vitet e ardhshme.
Tutje ai me një buzëqeshje ka thënë se pesimistët tashmë i janë bashkuar optimistëve të këtij procesi, sepse, nuk kemi lënë asnjë pa e numëruar. /GazetaPuls/