Këto janë ndryshimet e reja në Ligjin për Zgjedhje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 9 shkurtin e vitit 2025 datën kur do të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë.

Por me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme 2023, janë bërë disa ndryshime të procesit të votimit brenda dhe jashtë vendit.

Rreth këtyre ndryshimeve Telegram News ka kontaktuar Zëdhënësin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi për të folur se për çfarë ndryshime bëhet fjalë.

“Në zgjedhjet e kaluara, votuesi ka pasur të drejtë të zgjedhë deri në 5 kandidatë për deputetë të një subjekti politik, ndërsa tashmë votuesi ka të drejtë të zgjedh deri në 10 kandidatë për deputetë”, kështu tha Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi.

“Kur flasim për votimin brenda vendit, për dallim nga zgjedhjet e kaluara, në zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Kosovës, votuesi ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë të një subjekti politik (në zgjedhjet e kaluara votuesi ka pasur të drejtë të zgjedhë/votojë deri në 5 kandidatë për deputetë të një subjekti politik.

Përveç kësaj, Ligji i ri ka ndryshuar edhe aspektin e numërimit të fletëvotimeve. Në ditën e zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohet vetëm pjesa e fletëvotimit ku qytetarët kanë votuar për subjektet politike. Kjo ia mundëson KQZ-së që brenda një kohe të shpejtë të publikojë rezultatet preliminare për subjektet politike. Një ditë më pas, për dallim nga zgjedhjet e kaluara, në Qendra Komunale të Numërimit, do të fillojë numërimi i pjesës tjetër të fletëvotimit, pra vota për kandidatët për deputetë.

Gjatë proceseve zgjedhore, në çdo komunë dhe kryesisht në palestra sportive, KQZ do të themelojë Qendrat Komunale të Numërimit”,  u shpreh Elezi.

Përveç votimit brenda vendit, edhe votimi jashtë Kosovës ka pësuar disa ndryshime.

Elezi theksoi së aplikimi për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës do të bëhet përmes platformës elektronike, e cila do të jetë e qasshme gjatë periudhës së aplikimit.

Ky aplikim Elezi tregoi për Telegram News se përfshin dy faza kryesore.

“Procesi i votimit jashtë Kosovës përfshin dy faza kryesore, aplikimi për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe votimi për të gjithë ata që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës. Gjatë fazës së parë, do të ketë një periudhë kohore kur shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë do të aplikojnë për t’u regjistruar si votues”.

Aplikimi për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës do të bëhet përmes platformës elektronike, e cila do të jetë e qasshme gjatë periudhës së aplikimit.

Përmes kësaj platforme, në momentin e regjistrimit votuesit do të përcaktohen individualisht për mënyrën e votimit: 1. Fizikisht, në përfaqësi diplomtike apo në hapësira të tyre, të cilat shndërrohen në qendra të votimit, sipas kritereve të KQZ-së; 2. Duke dërguar fletëvotimet përmes kutisë postare të KQZ-së, në postën e Kosovës; dhe 3. Duke dërguar fletëvotimet përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ-ja dhe me lehtësimin e përfaqësive diplomatike, jashtë Kosovës.

Elezi tregoi se “Gjatë fazës së dytë, që do të vlejë vetëm për shtetasit që kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës, varësisht se për cilën nga mënyrat e votimit është përcaktuar votuesi do të zhvillohet edhe periudha se kur votuesi do të votojë”.

Elezi tregoi se votimi në përfaqësi diplomatike do të organizohet një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë.

“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, në përfaqësi diplomatike do të organizohet votimi vetëm për votuesit që janë regjistruar suksesshëm për këtë mënyrë votimi. Votimi në përfaqësi diplomatike organizohet një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, duke filluar nga ora 07:00 deri në orën 19:00, sipas orës lokale të vendit përkatës, ndërkaq numërimi i fletëvotimeve do të bëhet në Kosovë.

Po sipas ligjit, votuesit që zgjedhin të votojnë përmes postës, pakot e tyre me fletëvotime mund t’i dërgojnë në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë, apo në adresë të kutisë postare jashtë Kosovës, të cilat hapen nga KQZ-ja me ndihmën e përfaqësisë diplomatike. Vota përmes votimit jashtë Kosovës, e dërguar me postë në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë, pranohet nga KQZ-ja deri të nesërmen e ditës së zgjedhjeve në orën 16:00, me kusht që të ketë vulën e dërgimit para ditës së zgjedhjeve. Ndërsa, votat e dërguara përmes postës në kutinë postare jashtë Kosovës, të hapur nga përfaqësitë diplomatike, me autorizim të KQZ së, pranohen nga ekipet që dërgon KQZ-ja, vetëm ato që kanë arritur në kutinë postare, më së voni deri në orën e mbylljes së vendvotimeve në përfaqësinë diplomatike”, tha ai./Telegram News/B.K

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews