Deputeti Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar RTK-në dhe sektorin mediatik për shkelje të ligjeve dhe standardeve etike, duke kritikuar mungesën e masave ndaj “keqbërësve”.
Ai i ka cilësuar sulmet ndaj gazetarëve si pjesë e logjikës kapëse të sektit LVV, duke theksuar se, në vend që të largohen militantët e VV-së përgjegjës për “fake news”, po largohen profesionistët.
Postimi i plotë:
Dikur, kur ndodhte ndonjë skandal, së paku dikush suspendohej ose merreshin masa tjera ndaj atyre keqbërësve.
Sot, e keqja ka triumfuar mbi të mirën. Shërbimi ndaj Kurtit si lider i sektit ka arritur kulmin. Po shkelen të gjitha ligjet, parimet dhe standardet etike, duke mos ndërmarrë asnjë masë ndëshkuese ndaj anëtarëve të sektit te tyre.
Në vend që të largohen militantët e VV-së (Dejona, Krasta, Rilind Gervalla &co) që janë porositësit e fake news, në pamundësi për të ndryshuar diçka për mirë, po largohen profesionistët.
RTK dhe sulmi ndaj medieve e gazetarëve profesionistë, është vetëm njëri nga segmentet ku shpërfaqet logjika kapëse e sektit LVV!