Gjykata Penale në RMV kërkon që rasti i Ramadanit të mos përdoret për përplasje politike

Përgjegjësia për arratisjen e Blerim Ramadanit nga arresti shtëpiak duhet të kërkohet në institucionin që ka kryer mbikëqyrjen, thonë nga Gjykata Penale.

Gjykata përmes një komunikate ka arsyetuar vendimin e gjyqtarit Pajazit Pajaziti për t’i shqiptuar Ramadanit arrest shtëpiak.

“Personi konkret ka qenë në paraburgim aktiv me vendim të gjyqtarit të procedurës paraprake nga data 17.07.2024 deri më 01.08.2024, ose 15 ditë, pra sipas praktikës së mëparshme gjyqësore për këto raste, kjo është koha maksimale që një personi e ka kaluar në paraburgim ekstradues”, thuhet në komunikatë.

Nga Gjykata shtojnë se Pajaziti gjatë sjelljes së vendimit për paraburgim shtëpiak i ka marrë parasysh faktet se në raste identike janë sjellë aktgjykime se nuk janë plotësuar kushtet për ekstradim. Gjykata Penale solli vendim sipas të cilit nuk janë plotësuar kushtet ligjore për ekstradim dhe e gjithë lënda i është dhënë Gjykatës Supreme të RMV-së për të vepruar më tutje”, shtojnë nga Gjykata Penale, nga ku kërkuan që rasti të mos përdoret për përplasje politike.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews