Gjashtë vite burg ka caktuar drejtësia italiane për Gentian Subashin, një prej shqiptarëve të kapur me drogë një vit më parë gjatë një operacioni të karabinierëve për të luftuar trafikun e drogës.
Së bashku me një kushëririn e tij, Subashi ka transportuar me furgon 17 kilogramë e gjysëm kokainë.
Droga ishte e ndarë në 79 mijë doza. Subashi u arrestua së bashku me kushëririn e tij, por procesi i gjykimit për këtë të fundit ka qenë ndryshe.
Shqiptarët u kapën në zonën Latina prej karabinierëve nga stacioni Borgo Grappa.