Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi ka shpërndarë edhe një mbishkrim antishqiptar në Bujanoc.
Sipas tij mesazhet kërcënuese për shqiptarët në Bujanoc janë shndërruar në përditshmëri.
“Sot, në hyrjen e repartit për fëmijë, në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, është vendosur ky mbishkrim. ‘Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi’. Ky është mesazhi i dytë brenda një jave i këtij lloji”, ka shkruar Kamberi në rrjetin social Facebook.
Gjuha e urrejtjes e kërcënimet ndaj shqiptarëve në Bujanoc sipas tij kanë marr hov.
“Ftoj organet e rendit që të zbardhin rastin në tërësi”, shtoi Kamberi.
Edhe para rreth një jave, ishte shfaqur grafiti “Vdekje shqiptarëve” në oborrin e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc.
Për mbishkrimin “vdekje shqiptarëve” kishte reaguar Kamberi duke e quajtur reagim albanfob në Bujanoc.