Mirlind Daku po vazhdon me formë të jashtëzakonshme në kampionatin rus edhe në edicionin e ri.
Ai ka arritur të gjejë sërish rrugën e golit, derisa ky i shënuar sot ishte përplotë stil.
Ai shënoi ndaj Akron Togliattit krejt në minutat e fundit të ndeshjes për rezultatin 2-1.
Menjëherë pas goli, ai u ndëshkua me karton të verdhë për shkak se festoi duke zhveshur fanellën.
Ndryshe, ky është goli i tij i katërt në pesë xhiro sa janë zhvilluar deri tash në kampionatin rus, derisa numëron edhe dy asistime.
Kujtojmë që interesim të madh për Dakun ka nga skuadra italiane, Cagliari në këto ditët e fundit të afatit kalimtar veror.