Prevalla tash e disa ditë është përballur me zjarre të mëdha.
Për shuarjen e tyre kanë intervenuar zjarrfikësit, Policia e Kosovës, FSK, qytetarë të thjeshtë por edhe KFOR-i.
Ndonëse pas intervenimit të KFOR-it zjarret u shuan, ato dje u aktivizuan përsëri.
Sot në disa qytete të Kosovës ka rënë shi dhe për fat edhe në Prevallë.
Shiu ka arritur që t’i shuaj zjarret aty.
Në disa fotografi të siguruara nga lajmi.net, gjendja në Prevallë duket e qetë dhe pa zjarre aktive.