Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin verior, Veton Elshani, njoftoi se gjatë një kontrolli në hotelin Rajska Banja në Banjskë janë gjetur dy jelekë antiplumb, një armë AK-47, tetë karikatorë me fishekë dhe pajisje të tjera ushtarake.
Këto prova dyshohet se janë aty që nga sulmi terrorist i 24 shtatorit.
“Sot gjatë ditës kemi zhvilluar një kontroll shtesë në Hotelin Rajska Banja dhe kemi gjetë 2 jelek antiplumb, AK-47, 8 Karikator me fishekë dhe disa pajisje të tjera ushtarake. Besohet se këto prova materiale kanë qenë aty që nga rasti i Banjskes”, ka thënë Elshani.
Ky aksion vjen në vazhdën e një sërë masash të ndërmarra nga Policia e Kosovës për të adresuar situatën e sigurisë në këtë pjesë të vendit.
Zëvendëskomandanti Elshani theksoi se Policia e Kosovës do të vazhdojë operacionet e saj për të ndaluar veprimtaritë e paligjshme dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve