Eliminimit nga garat evropiane, dhe humbja nga Larne, ishin tejet dëshpëruese për Ballkanin.
Pasi u shpallën kampion tri herë radhazi dhe arritën dy herë rresht kualifikimin në grupet e Conference League, në krye me Ilir Dajën, humbja e mbrëmshme ndaj Larnes goditi fortë.
Mes shumë raportimesh nga mediat shqiptare, tash pritet të ketë ndryshime në shtabin teknik të suharekasve.
Siç shtojnë ato raportime, në rast se eleminohej Ballkani në garat evropiane, atëherë edhe e ardhmja e Ilir Dajës në krye të suharekasve do të kishte ditët e fundit të saj.
Daja thuhet se është në bisedime me Dinamon e Tiranës si dhe me Partizanin, presidenti i kësaj të fundit, ka shoqëri të madhe me teknikun aktual të Ballkanit.
Ditët e ardhshme, pritet të jenë determinuese për të ardhmen e Ilir Dajës dhe Ballkanit.