Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë për sulm seksual ndaj viktimës femër kosovare.
Sipas njoftimit, i njëjti është dërguar në mbajtje, raporton TelegramNews.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet tutje.