Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për një person që dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike.
Në njoftimin e prokurorisë thuhet se S.J dyshohet se ka kryer veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’ dhe ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, i pandehuri S.J., më 14 Gusht 2024, në komunën e Kamenicës, me dashje, pa autorizim dhe me qëllim të prodhimit të narkotikëve, ka kultivuar bimën e kanabisit, në atë mënyrë që gjatë realizimit të urdhërkontrollit, nga ana e zyrtarëve policor në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur 8 bimë të llojit ‘’Canabis Sativa’’, me gjatësi prej 45 cm – 1.30m, në katër vazo të plastikës. Gjithashtu, tek i pandehuri është gjetur edhe substancë narkotike, e llojit ‘’Marihuanë’’, në peshë prej 1.00gr., të cilat janë sekuestruar. Me këto veprime i njëjti dyshohet të ketë kryer veprat e sipërshënuara penale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.