Arben Taravari i ASH-së dhe njëherit edhe ministër aktual i Shëndetësisë, ka kujtuar ish liderin e PDSH-së Arbër Xhaferi në 12 vjetorin e vdekjes së tij.
Taravari përmes një postimi e ka quajtur Xhaferin gjigantin e politikës shqiptare.
“Pavarsisht se kanë kaluar 12 vjet nga largimi i tij, humbja e Arben Xhaferit është e ndjeshme njësoj…
Respekte të përjetshme për mikun dhe mentorin tonë e për gjigandin e politikës që na ka lënë shumë për të mësuar e kuptuar” ka thënë Taravari.
Ish-kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Arbën Xhaferi vdiq 12 vjet më parë si pasojë e një hemorragjie cerebrale (gjakderdhje në tru).