Një person ka vdekur sot në orët e hershme të mëngjesit si pasojë e një vetaksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi”, kilometri i tretë drejtimi Lipjan – Prishtinë.
Kështu konfirmoi për TelegramNews, zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
Sipas tij, vetura ka devijuar rrugën duke goditur fillimisht anësoren e autostradës dhe me pas duke përfunduar jashtë rrugës.
Derisa nga ky vetaksident ka mbetur i lënduar rëndë shoferi i veturës i cili sipas Hoxhës, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Në vendngjarje kanë dal njësitet kompetente policore dhe ato të emergjencës. Njësia e Mjekësisë ligjore kane tërhequr kufomën, e cila me urdhër te prokurorit kujdestar dërgohet ne institutin e mjekësisë ligore per Obduksion”, tha ai.
Derisa shtoi se “në 24 orët e kaluar janë evidentuar edhe dy aksidente tjera me fatalitet dhe kjo është tepër shqetësuese pasi ne te dy rastet e raportuara kemi te bëjmë me vetaksidente, ku drejtuesit e automjeteve ose kane humbur kontrollin mbi veturën ose kanë devijuar rrugën si rezultat i pakujdesisë, ku dyshohet edhe se ka ardhur deri tek pasojat fatale. Sipas analizave të aksidenteve në trafik dhe shkaktareve të tyre ne gjashtëmujorin e pare (janar-qershor-2024), rreth 24 % te aksidenteve fatale të shkaktuara në rrugët tona janë vetaksidente. Andaj apelojmë tek të gjithë shoferët ne veçanti, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë shenjat rrugore dhe dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuoj në zvogëlimin e aksidenteve fatale dhe humbjen e panevojshme të jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë”./TelegramNews./