Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka hedhur poshtë spekulimet se Bashkimi Evropian është kundër hapjes së urës së Ibrit në Mitrovicë, duke theksuar se BE-ja gjithmonë ka kërkuar që çështja të diskutohet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Lajçak u shpreh në një postim në platformën “X” se pretendimet për një qëndrim të ndryshuar të BE-së janë të pavërteta dhe çorientuese.
Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka kritikuar BE-në për kërcënime të mundshme me masa ndaj Kosovës nëse zbatohen marrëveshjet që vetë BE-ja ka ndërmjetësuar.
Bislimi sqaroi se gjatë vizitës së fundit të Lajçakut në Kosovë më 19 qershor, emisari kishte rekomanduar që çështja e urës të trajtohej në dialogun e Brukselit ose përmes bisedimeve me serbët lokalë, dhe tha se tani BE-ja po kërcënon me masa nëse Kosova vazhdon me hapjen e urës për qarkullim automjetesh.
The EU has repeatedly stressed that the issue of the Mitrovica bridge must be discussed in the EU-facilitated Dialogue.
Allegations that the EU is against opening the bridge or has changed its position are misleading. (1)— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 14, 2024