Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t`i tregoj Kosovës se përse ka ndryshuar qëndrim sa i përket hapjes së urës së Ibrit.
Kështu deklaroi Krasniqi para medieve, pasi sipas tij Bashkimi Evropian më parë ka qenë pro hapjes dhe se një gjë e tillë duhet të ndodhë.
“Nga viti 2018-2021 në raportet e BE-së thuhet se ura është gati dhe ajo duhet të hapet. BE duhet të na tregoj së çfarë ka ndryshuar që nga ai vit. Dialogu ynë me qytetarët serbë për hapjen e urës nuk ka qenë vetëm këto ditë, ne vazhdimisht kemi qenë në kontakt me ta. Nuk ka asnjë arsye se pse ura duhet të jetë e mbyllur. Aty janë edhe dy ura tjera që shfrytëzohen. Unë vazhdimisht i shoh qytetarët serbë dhe sigurisht që hapja e urës do të lehtësojë jetën e qytetarëve. Ura është momentalisht në gëlqerosje dhe përgatitje tjera. Aty është bërë një vlerësim i qëndrueshmërisë. Ne jemi duke i përmbyllur të gjitha punët dhe sigurisht se nuk mund të them një datë se kur do të hapet ura. Ne për këtë do të vazhdojmë koordinimin. Ne e marrim seriozisht mirëqenien e ushtarëve amerikanë. Ne po vazhdojmë koordinimet me partnerët tanë në mënyrë që gjithçka të shkoj mirë dhe mos të ketë asnjë incident”, tha Krasniqi.