Kryetari i Këshilit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Luftiu ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme qytetarët në Bujanoc kanë parë në oborrin e Shtëpisë së Shëndetit grafitë ku shkruhej “vdekje shqiptarëve”.
Këto grafitë erdhën një ditë pas protestës së djeshme të shqiptarëve kundër diskriminimit nga Beogradi.
Lutfiu në Facebook ka ftuar organet e rendit që të zbulohet autori dhe të merren masat për këtë veprim.