Protestuesit në Bujanoc: Të shtypur po, të nënshtruar jo

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë protestuar sot në sheshin e Bujanocit për shkak të shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe.

Në këtë protestë përveç numrit të madh të qytetarëve, kanë marrë pjesë edhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, deputeti shqiptar, Shaip Kamberi dhe pjesëtarë të tjerë të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Gjatë protestës shihen pankarta nga protestuesit, në të cilat shkruheshin “Kthema adresën” “Duam libra shqip”, “Dija nuk nostrifikohet” dhe “Të shtypur po, të nënshtruar jo”.

Protesta ka nisur me intonimin e himnit kombëtar dhe me një minutë heshtje për të gjithë dëshmorët dhe veprimtarët e çështjes kombëtare.

Ndërkaq Moderatoja e protestës tha se janë mbledhur për të kërkuar të drejtat e tyre.

“Jemi sot këtu për të protestuar për mos realizimin e marrëveshjeve të nënshkruara dhe të mbetura në letër, e për obligimet që qeveritë në Beograd asnjëherë nuk i kyen. Jemi këtu për të kundërshtuar pasivizimin selektiv të qytetarëve shqiptarë të luginës. Jemi për të dëshmuar se kërkesat tona janë të drejta”, tha ajo.

Protestuesve u është drejtuar edhe deputeti Shaip Kamberi i cili ka thënë se diskriminimi si dukuri është i ndaluar për shoqëritë demokratike.

Ai ka thënë se Beogradi zyrtar po diskriminon serbët lokalë për inate të shqiptarëve.

“Jemi këtu sepse Qeveria në Beograd po refuzon të respektojë të drejtat tona, po refuzon të na integrojë në organet shtetërore në mënyrë të drejtë dhe të barabartë”, tha Kamberi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews