Edhe një shqiptar pritet të transferohet në Premier League.
Brajan Gruda, pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet si futbollisti më i ri i Brighton.
Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Arrihet marrëveshja që mesfushori gjerman të largohet nga Mainzi për t’iu bashkuar projektit të Brighton & Hove Albion”, shkroi ai.
Ndryshe, Gruda ka prejardhje shqiptare, derisa luan për grupmoshat e Gjermanisë.