Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në Prishtinë.
Kështu ka konfirmua zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Telegram News.
Sot rreth orës 06:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Anton Çetta”.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.