​Kurti përkujton dëshmorët Abeja, Shala, Zherka e Vula në 26-vjetorin e rënies

Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar sot dëshmorët e lirisë Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula, të cilët ranë heroikisht më 10 gusht 1998 duke luftuar me forcat okupatore serbe në zonën e Junikut.

Kurti në një postim në Facebook ka shkruar se Abeja, Shala, Zherka dhe Vula ishin luftëtarë të paepur që me luftën e tyre u dhanë shembull të gjithë atyre që u rreshtuan më pas vullnetarisht në radhët e UÇK-së.

I lindur më 1966 në Graboc të Pejës, Bekim Berisha është luftëtari më i kulluar i luftës kundër regjimit gjenocidal të Serbisë, si luftëtar i tri luftërave në Jugosllavi: fillimisht në Kroaci, pastaj në Bosnje e Hercegovinë dhe së fundi në vendlindjen dhe atdheun e tij në Kosovë.

Me një përvojë jetësore të jashtëzakonshme dhe me njohuri të gjera e të provuara ushtarake, Bekim Berisha – Abeja, ishte një nga luftëtarët më të fuqishëm dhe kreativ mes luftëtarëve të UÇK-së. Më 10 gusht 1998, ai u vra në luftime me forcat serbe bashkë me Bedri Shalën, një djalë trim 29-vjeçar nga Gjurgjica e Drenicës. Ashtu siç kishin luftuar bashkë edhe në Jasiq dy javë më parë më 26 korrik, Bedri Shala dhe Bekim Berisha luftuan edhe në mbrojtje të Junikut, duke rënë dëshmorë të kombit në të njëjtën betejë, më 10 gusht 1998.

Djalë nga Gjakova, i lindur më 1977, Elton Zherka u përjetësua mes dëshmorëve të lirisë, nëntë ditë para se të bëhej 21-vjeçar. Sportist i dalluar i arteve dhe sporteve marciale, Eltoni ishte mobilizuar në UÇK bashkë me 12 vullnetarë të tjerë, më 18 prill 1998. Mes tyre ishte edhe Përmet Vula po nga Gjakova, që sapo ishte bërë 20- vjeçar kur e veshi uniformën e UÇK-së. I përgatitur fizikisht nga aktiviteti i tij si peshëngritës dhe futbollist, bashkë me Eltonin u rreshtuan në njësitin “Komando” të Zonës Operative të Dukagjinit dhe luftuan bashkë për liri deri në vdekje. Lavdi Bekim Berishës – Abejës, Bedri Shalës, Elton Zherkës dhe Përmet Vulës, mes dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës, ka përfunduar Kurti.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews