Chermen Valiev, mundësi me prejardhje çeçene, por që në Lojërat Olimpike përfaqëson Shqipërinë, ka kaluar raundin e parë në këto gara.
Valiev po garon në kategorinë deri 74 kilogramë, derisa në 1/8 e finales ka mposhtur mundësinë nga Azerbajxhani, Turan Bayramovin.
Kujtojmë që Valiev është me prejardhje nga Rusia, derisa pas sanksioneve ndaj këtij shteti, ata kanë vendosur të garojnë nën ngjyrat kuqezi.
Mundësit e natyralizuar janë shpresa e vetme e Shqipërinë për medalje olipike – të parën në historinë e tyre.