Sulmuesi brazilian, Rodrygo nuk është fare i interesuar të largohet nga Real Madridi, përkundër interesimit të Manchester Cityt për të.
Me largimin e Julian Alvarez, skuadra angleze është në kërim të një zëvendësuesi, dhe e ka parë brazilianin si alternativën më të mirë të mundshme.
Alvarez raportohet se ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin, derisa “Citizens” kanë planifikuar të përdorin shumën e fituar nga shitja e tij, për ta sjellë në “Emirates Stadium”, sulmuesin brazilian.
Sipas gazetës spanjolle “AS”, ardhja e Kylian Mbappes nuk i ka ngjallur dëshirën për largimin, Rodrygos.
Përkundër kësaj, ai është i vendosur të luftojë për vendin e titullarit dhe të ruajë besimin e Carlo Ancelottit.