Punimet për ndërtimin e urës së Badovcit rifillojnë javën tjetër

Punimet në Urën në afërsi të Liqenit të Badovcit që lidh Prishtinën me Gjilanin pritet të rifillojnë javën që vjen.

Kështu bëri të ditur zëvendësministri i Infrakstrukturës, Hysen Durmishi për Telegram News.

“Ura në afërsi të Liqenit të Badovcit i ka pasur disa procedura për shkak të informatimit të projektit dhe të kontratës dhe javën tjetër fillojnë punimet”, tha Durmishi.

Ura që lidh Prishtinën me Gjilanin është ndaluar për qarkullim që nga fundi i muajit prill të vitit 2023.

MMPHI në muajin maj të vitit 2023 ka mbyllur urën tek Liqeni i Badovcit pas vlerësimit se paraqet rrezik dhe pak ditë më vonë ministria asfaltoi rrugën alternative mbi 1 km e gjatë e cila po shfrytëzohet deri në rregullim të urës.

Pas disa muajsh ndërpreje qarkullimi të vitit 2023, Durmishi paralajmëroi se po përgatitet projektimi i urës, të së cilës kostoja planifikohet të jetë  afro 530 mijë euro.

Gjithashtu Durmishi kishte thënë se afati për përfundimin e punimeve është 125 ditë.

Më 10.01.2024 është nënshkruar kontrata për ndërtimin e urës dhe llogaritej se pikërisht prej kësaj date do të ndërtohej për 125 ditë.

Vlera e kontratës së nënshkruar me kompaninë fituese “Dreni Inginiering” është 468 mijë e 522 euro, thuhet në dokumentin publik.

Në kontratën e nënshkruar në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) dhe “Dreni Inginiering” thuhej se punimet do të kryhen në afat prej 125 ditëve.

Sot në muajin gusht të vitit 2024 ende nuk ka punime dhe ndërtim të urës ani pse thuhej në kontratë se punimet përfundojnë rreth mesit të muajit maj./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews