Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për ditën e premte do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale sipas IHMK do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.