Forcat izraelite kanë rritur sulmet ajrore në të gjithë Rripin e Gazës, duke vrarë të paktën 40 njerëz, thanë shërbimet shëndetësore palestineze.
Izraelitët goditën një seri shtëpish në kampin e refugjatëve Al-Bureidz, duke vrarë të paktën 15 persona dhe katër të tjerë në kampin e afërt Al-Nuseirat, përcjell Telegram News.
Nuserait dhe Bureidz janë dy nga tetë kampet historike, me popullsi të dendur të refugjatëve në Rripin e Gazës, dhe Izraeli i konsideron ata fortifikime të militantëve të armatosur.
Më vonë të enjten, 15 palestinezë u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën në një bombardim izraelit të dy shkollave në lindje të Rripit të Gazës, thanë shërbimet e urgjencës.
Ushtria izraelite njoftoi se kishte goditur komandën e Hamasit dhe qendrat e saj të kontrollit në shkollat e Abdel-Fatah Hamoud dhe Al-Zahra në rrethin Tufah të Gazës.
Izraeli akuzon Hamasin për përdorimin e civilëve dhe infrastrukturës civile për qëllime ushtarake, të cilat grupi militant refuzon. /TelegramNews/