Shqipëria tashmë njihet si vend turistik, mirëpo ka edhe këtu perla të fshehura akoma të pa gjetura nga fluksi i madh i turistëve.
Katër prej këtyre vendeve janë:
Gjiri i Gramës – Vlorë
Me një pozicion gjeografik jo të zakonshëm, në rreze të shpatit perëndimor shumë të thiktë në Orikumin e afërt, sipas historianëve ky vend ka shërbyer si një vend strehimi për anijet që gjendeshin në vështirësi përgjatë kësaj zone bregdetare. Gjiri i Gramës është një nga surprizat më të veçanta të gadishullit, në pikëpamjen historike.
Gjiri i Filikurit – Himarë
Kjo plazhë është e vendosur në mes dy shkëmbinjëve të gjatë, dhe e vetmja mënyrë se si të mbërrini aty është nëpërmjet varkës ose në këmbë duke u ngjitur. Uji i kësaj plazhe është i ftohtë dhe perfekt për temperaturat e larta.
Ishulli i Tongos – Konispol
Ishulli i Tongos nje ështe ishull i pabanuar qe ndodhet në jug perendim të Republikës së Shqiperisë. Ai ndodhet në Detin Jon në rethinën e qytetit të Sarandës. Ai është një ishull me siperfaqe shume te vogel.
Ishulli i Tongos ndodhet në cepin më jugor të Shqipërisë, pranë Kepit të Stillos, aty ku ndodhet edhe kufiri fundor me Greqinë.Ne ishullin e Tongos mund te shkohet me anije ose me gomone.
Gjiri i Dafinës – Vlorë
Gjiri i Dafinës është një nga gjiriet e strehuar pjesërisht në anën e jashtme të gadishullit të Karaburunit. Ka një plazh të vogël zhavorr dhe një shpellë detare të cektë gjysmë të zhytur. Ndodhet në zonën thelbësore të Parkut Kombetar Karaburun. Fundi i gjirit është i mbuluar kryesisht në arna të shëndetshme. Rekomandohet një bovë lëkundëse. Struktura e fund-detit është zhavorr. Ankorimi behet me vidhë spirale.