Bahtiri komenton protestën në veri: Tipike politike, hapja e Urës së Ibrit do t’u shërbejë të gjithëve

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka komentuar protestën e cila u mbajt gjatë ditës së sotme nga serbët në Veri të vendit për të kundërshtuar hapjen e Urës së Ibrit.

Bahtiri ka thënë se ky organizim është tipike politike, dhe si e tillë nuk reflekton pakënaqësitë e serbëve të Veriut në lidhje me çështjen e urës.

Ish-kryetari i Mitrovicës ndër të tjera tha se Qeveria e Kosovës do ta ketë përkrahjen e të gjithë qytetarëve pa dallim nacionaliteti, sepse hapja e Urës do t’i shërbejë të gjithëve!

Postimi i plotë:

Protesta e organizuar sot në Veri të Mitrovicës, është tipike politike, dhe si e tillë nuk përbën ndonjë vlerë të veçantë e as nuk reflekton pakënaqësitë e serbëve të Veriut në lidhje me çështjen e urës.

Sot u pa se vetëm lista serbe me militantët e saj (që janë të detyruar të marrin pjesë sepse janë të paguar nga Serbia) ishin pjesë e kësaj proteste andaj faleminderit serbëve të veriut që nuk iu bashkangjiten kësaj proteste, por treguan kulturë të lartë duke injoruar tërësisht thirrjet e listes serbe për pjesëmarrje në këtë protestë.

Kosova është shtet multietnik, ku çdokush brenda këtij shtetit do të ndihet i lirë dhe i barabartë, dhe askush jashtë tij (sikurse as Vuçiqi) nuk do të mund të jetë faktor, apo të ndërhyjë në çështjet tona të brendshme.

Qeveria e Kosovës do ta ketë përkrahjen e të gjithë qytetarëve pa dallim nacionaliteti, sepse hapja e Ures do t’i shërbejë të gjithëve!

AB

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews