Një kamion të cilin e drejtonte një shtetas i Malit të Zi, është ndaluar në Han të Elezit pasi brenda tij ishin dy sirianë pa dokumente.
Policia përmes raportit ka bërë të ditur se drejtuesi i kamionit pas intervistimit është liruar, ndërkohë shtetasit sirianë i janë dorëzuar njësisë së migrimit të PK-së për veprime tjera procedurale.
“Gjatë kontrollit (në hyrje) të kamionit të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Malit të Zi, në rimorkio janë gjetur dy persona të cilët nuk posedonin dokumente. Me vendim të prokurorit, drejtuesi i kamionit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa shtetasit sirianë i janë dorëzuar njësisë së migrimit të PK-së për veprime tjera procedurale”, thuhet tutje në raport.